“Të paguhen udhëtarët për vonesat”, Biden: Rregulla të reja për fluturimet në SHBA

9 Maj 2023 | 16:59

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kompanitë ajrore do të paguajnë shpenzimet për ushqimin dhe pagesat e hoteleve për pasagjerët që u anulohen apo shtyhen fluturimet. Propozimi është bërë Presidenti Biden.

Presidenti Joe Biden njoftoi se qeveria federale po harton rregulla të reja që mund t’u kërkojnë linjave ajrore të ofrojnë ushqime, hotele dhe kompensim shtesë për udhëtarët në fluturimet e anuluara ose të vonuara rëndë përpara një përplasjeje të pritshme të udhëtimeve verore.

Qeveria Federale në Shtetet e Bashkuara po harton rregulla të reja për të rregulluar linjat ajrore dhe mbrojtur konsumatorët të cilët përballen vazhdimisht me udhëtime të anuluara ose të shtyra gjatë në kohë.

Presidenti Joe Biden, njoftoi se linjave ajrore do tu kërkohet të ofrojnë ushqime, hotele dhe kompensim shtese për anulimet e fluturimeve para se të rriten tensionet me udhëtarët gjatë periudhës verore.

“Unë e di se sa të frustruar janë shumë prej jush me shërbimin që merrni nga linjat ajrore tuaja amerikane,” tha Biden të hënën. “E kuptoj. Kjo është arsyeja pse prioriteti ynë kryesor ka qenë t’u ofrojmë udhëtarëve ajror amerikanë një marrëveshje më të mirë.”

Përmes rregullave të reja, kërkohet gjithashtu që linjat ajrore të përmirësojnë shërbimin ndaj klientit gjatë periudhave të vonesave ose anulimeve të shumta të fluturimeve.

Kjo është lëvizja e fundit në një seri nismash nga administrata Biden për të goditur linjat ajrore dhe për të forcuar mbrojtjen e konsumatorëve.

Biden deklaroi se rregullat e reja të kompensimit për vonesat e fluturimeve do të propozohen deri në fund të vitit, por mund të duhen vite për ta finalizuar këtë nismë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026