Kitaristi i talentuar 11-vjeçar fiton çmimin “Europiani i Vitit” në Kosovë

9 Maj 2023 | 16:49

Ledioni, një muzikant 11-vjeçar ka qenë fituesit i çmimit, “Evropiani i Vitit” të mbajtur në Kosovë.

Një çmim, i cili ndahet çdo vit nga ambasada e Bashkimit Evropian në Prishtinë, për nder të Ditës së Evropës që shënohet më 9 maj.

Pas përzgjedhjes së nominimeve është populli i Kosovës ai që e zgjodhi fituesin, përmes votimit në rrjete sociale.

“Ky kitarist klasik 11-vjeçar, jashtëzakonisht i talentuar, është një model i vërtetë dhe një fener shprese. Më shumë të rinj kosovarë duhet ta zgjedhin artin si thirrjen e tyre”, tha Tomas Szunyog, ambasador i BE-së në Kosovë, gjatë ndarjes së çmimit.

Ledioni është një kitarist i talentuar, ai ka fituar 15 çmime në festivale ndërkombëtare në Kosovë dhe në mbarë Evropën.

Fituesit e mëparshëm të Çmimit Evropiani i Vitit janë:

– 2022: Fahrije Hoti, themeluese e Kooperativës Bujqësore Krusha,

– 2021: Armend Shabani, kryetar i Shoqatës së Matematikanëve,

– 2020: Lul Raka, profesor i Mikrobiologjisë në Universitetin e Prishtinës,

– 2019: Visar Ramajli, drejtor i kompanisë KIVO,

– 2018: Jeton Neziraj, drejtor i Qendrës Multimedia,

– 2017: Erzen Shkololli, kurator dhe artist, dhe

– 2016: Majlinda Kelmendi, kampione olimpike në xhudo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Lajm në...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026