Gjermania zgjat kufizimet, Austria dhe Spanja planifikojnë të lehtësojnë masat kufizuese

3 Dhjetor 2020 | 08:14

Për shkak të nivelit të lartë të të infektuarve Gjermania vendosi që masat kufizuese do të vijojnë të mbeten në fuqi të paktën deri në 10 janar.

Çka do të thotë se restorantet, baret, palestrat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe gjatë vitit të ri do të reduktohen kontaktet mes qytetarëve, ndonëse pritet që disa kufizime të lehtësohen për Krishtlindje.

E ndërsa Rusia raporton për 589 viktima në ditë shefi i Kremlinit, Vladimir Putin urdhëroi autoritetet ruse që nga java tjetër të nisin vaksinimin masiv e vullnetar të popullsisë.

Një muaj më parë Rusia bëri me dije se vaksina e saj anti-COVID, Sputnik V ishte 92% efektive duke arritur të sigurojë mbrojtje tek qytetarët.

“Unë e di që më shumë se dy milion doza të vaksinës së parë të regjistruar në botë kundër infeksionit të koronavirusit, Sputnik V, janë prodhuar tashmë  ose do të jenë gati në ditët e ardhshme. Kjo na jep mundësinë të fillojmë nëse jo në masë, atëherë të paktën   të nis vaksinimi në shkallë të gjerë – dhe natyrisht, siç kemi rënë dakord, para së gjithash  të nis me dy grupet e rrezikut: mjekët dhe mësuesit,” – tha Vladimir Putin.

Austria nga ana tjetër ndonëse ndodhet në izolimin e dytë nuk po arrin të ketë një përmirësim të situatës, rreth 5mijë raste të reja regjistrohen çdo ditë por sidoqoftë shteti alpin ka vendosur të lehtësojë disa masa duke përfshirë rihapjen e shkollave të hënën.

“Po planifikojmë që nga 7 dhjetori të rihapen shitësit me pakicë, sallonet,  muzetë, bibliotekat,” – u shpreh kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Edhe politikanët e Spanjës më në fund kanë rënë dakord për kufizimet gjatë Krishtlindjes. Udhëtimet midis rajoneve do të lejohen vetëm për të vizituar familjen, por jo udhëtime pushimesh.  

Numri i njerëzve që lejohen të takohen rritet nga gjashtë në dhjetë dhe kjo vlen  vetëm në prag të Krishtlindjes dhe për Vit të Ri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026