Marrëdhëniet BE-Kinë, Baerbock pret ministrin kinez: Merrni përgjegjësi për Ukrainën
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Kinës të marrë përsipër përgjegjësinë dhe të veprojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Annalena Baerbock priti homologun kinez për të dytën herë në muaj. Në Berlin, ministri Gang u bëri thirrje palëve t’i japin fund konfliktit, por shefja e diplomacisë gjermane theksoi se palët nuk duhet të trajtohen njësoj.
“Përpara asaj që është e gabuar, përpara agresorit dhe viktimës, neutraliteti do të thotë të mbështetësh agresorin”- tha Annalena Baerbock, ministre e Jashtme e Gjermanisë.
Nga ana e tij, kryediplomati kinez paralajmëroi BE-në për sanksionet që mund t’u vendosë kompanive kineze.
“Ne jemi kundër nismave të njëanshme për sanksione ndaj Kinës apo çdo vendi tjetër, por nëse do të ndodhë, ne do të përgjigjemi në mënyrë strikte”- Qin Gang, ministër i Jashtëm i Kinës.
Për llogari të presidentit Xi Jinping, ministri i Jashtëm tha gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin kishte mirëpritur thirrjen e tij për negociata dhe ishte shprehur i hapur për dialog.
LEXONI GJITHASHTU:
Mamdan i bën thirrje SHBA-së të zbatojë urdhër-arrestin mbi Netanyahun
Arrestohet në Bosnje luftëtari pro-rus, i akuzuar për tre vepra penale
Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 22:05 Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
- 21:58 Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 21:40 Mamdan i bën thirrje SHBA-së të zbatojë urdhër-arrestin mbi Netanyahun
- 21:19 Arrestohet në Bosnje luftëtari pro-rus, i akuzuar për tre vepra penale
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura