Viti 2020 më i nxehti i dhjetëvjeçarit të fundit

3 Dhjetor 2020 | 11:21

Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO), viti 2020 pritet të jetë viti më i nxehtë i dhjetëvjeçarit të fundit, duke lënë pas edhe vitin 2016-të.

Të dhënat e mbledhura nga pesë studime të ndryshme të këtij viti, kanë nxjerrë në pah se ky vit rezulton të jetë i dyti më i nxehti që kur meteorologët nisën të mbanin statistika në vitin 1850.

Më konkretisht temperaturat mesatare në botë për periudhën janar-tetor ishin me 1.2 gradë celsius më të larta se sa mesatarja e viteve 1850-1900.

Prej së paku katër dhjetëvjeçarësh ekspertët e mjedisit kanë konstatuar periodikisht vit-pas-viti prirje për rritje të temperaturave. Krahasuar me fund-vitet 1800, temperatura mesatare e botës shekullin aktual është rritur me 0.8-1 gradë celsius.

Prej vitit 1998 janë regjistruar radhazi rekorde të viteve të nxehta, ku dhjetëvjeçarin e fundit ka pasur vite me temperatura jashtëzakonisht të larta të cilat kanë nxitur zjarre masive.

Nga viti aktual, vendet që u goditën më së shumti nga i nxehti ekstrem këtë vit ishin Australia, Siberia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër, WMO thotë se rreth 80 për qind e sipërfaqes ujore të botës përjetoi ngritje të temperaturës mesatare, kjo si rrjedhojë e të nxehtit të madh.

Ekspertët e lidhin këtë efekt në mjedis prej rritjes së konsumit të energjisë në shtëpi nga qytetarët, kjo për shkak të mbylljeve masive që diktoi pandemia.

Pesë vite më parë, pas nismës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u arrit pakti i Parisit, i cili nxiste vendet më të zhvilluara të kufizonin emetimet e dioksidit të karbonit me synimin për të ndalur rritjen e temperaturave.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se në rast të një rritjeje me mbi 1.5 gradë celsius të mesatares së temperaturave në botë, situata e mjedisit mund të jetë drejt katastrofës, situatë që parashikohet të ndodhë që në vitin 2024, nëse nuk ka bashkëpunim për të respektuar marrëveshjet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026