Opinioni i Venecias, Erl Murati: Një kritikë për maxhorancën, nuk pritet që të ketë zhvillime politike
Gazetari Erl Murati u shpreh për Euronews Albania se opinioni paraprak i Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese është një kritikë për nismën e maxhorancës.
“Padyshim që është një kritikë, një kritikë për iniciativën, për nismën e maxhorancës për të miratuar ndryshimet kushtetuese dhe një pjesë të Kodit Zgjedhor pa konsultime me opozitën kryesore.
Nga pikëpamja formale maxhoranca është e saktë se thotë që ne e kryem në parlament, që është legjitime, por nga ana tjetër është e vërtetë të thuhet që nuk ka një konsensus midis palëve kryesore, apo aktorëve politikë për rregullat zgjedhore që do të shkohet në zgjedhje. Sa i përket Komisionit të Venecias konkluzionet ishin deri diku të pritshme”, u shpreh z.Murati.
Ky i fundit sqaroi më tej se ky opinion nga njëra anë pohon njëanshmërinë e ndryshimeve zgjedhore, por nga ana tjetër jep legjitimitetin e tyre. Ai theksoi se ‘Venecia’ të dyja palët i ka lënë të kënaqura, por edhe të pakënaqura në të njëjtën kohë.
“Komisioni i Venecias ka bërë një skanim të situatës, ka bërë një përmbledhje të fakteve, faktet janë ato që kemi parë të gjithë.
As nuk fshihet që maxhoranca i ka bërë në mënyrë të njëanshme këto ndryshime, por nga ana tjetër pohohet që këto ndryshime janë legjitime. Në një farë mënyrë dua të them që ky raporti ka lënë të kënaqura apo të pakënaqura të dyja palët, sepse nga njëra anë pohon njëanshmërinë e ndryshimeve zgjedhore, por nga ana tjetër jep legjitimitetin e tyre”, u shpreh ai.
“Nuk pritet që të ketë zhvillime politike bazuar në këtë raport. Opinioni i Venecias është një organ këshillimor i Këshillit të Evropës”, përfundoi Murati.
Lexoni gjithashtu:
Komisioni i Venecias: U nxitua në ekstrem për të ndryshuar Kushtetutën
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni