”Kujdes vetingun dhe donacionet”, raporti i GRECO-s ngre shqetësim edhe për politizimin e policisë
Drejtuesit e policisë nuk duhet të preken nga ndryshimet politike, pasojat e vetingut në sistemin e drejtësisë dhe donacionet e dyshimta për uniformat blu, janë tre pikat që ngrihen me shqetësim në raportin e fundit të GRECO-s.
Në raundin e 5-të të vlerësimit, raporti i organit për monitorimin e masave anti-korrupsion në Këshillin e Europës ngre shqetësime edhe sa i takon zhvillimeve në Policinë e Shtetit por edhe ndryshimet ligjore.
Vetingu i uniformave blu ka të ngjarë, thotë GRECO, të largojë nga kjo forcë një numër të konsiderueshëm efektivësh, siç ndodhi në gjyqësor, duke e bërë të vështirë ushtrimin e funksioneve kryesore të policisë.
Një shqetësim kritik ka të bëjë edhe me praktikën aktuale që Policia e Shtetit mund të marrë donacione private dhe sponsorizime, të cilat rekomandohet se duhet të rregullohen në mënyrë rigoroze dhe të jenë transparente për të kufizuar çdo risk korrupsioni dhe konflikti interesi.
Po kështu, mundësia që Policia e Shtetit të ofrojë shërbime shtesë në këmbim të pagesës, duhet të rregullohet në mënyrë rigoroze.
Politizimi në Policinë Shqiptare është gjithashtu një çështje shqetësuese që ngre GRECO ndaj rekomandohet të merren masa që të rritet qëndrueshmëria e drejtuesve të lartë në pozicionet e tyre, pavarësisht nga ndryshimet politike në vend.
Po ashtu rekomandohet që drejtuesit e departamenteve të Policisë së Shtetit të emërohen nga Drejtori i Përgjithshëm dhe jo nga Ministri i Brendshëm.
Mungesa e përvojës dhe kapaciteti teknik për hetimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik në Policinë e Shtetit është një tjetër aspekt i raportit ndërsa planifikimi i rekrutimit të 500 të rinjve çdo vit , nuk është e sigurt nëse do të plotësojë nevojat e policisë dhe përmbushë hapësirat e krijuara nga vetingu.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni