Peceta higjenike falas?! Gratë e Kosovës nisin peticion për koston e lartë
Vajza dhe gra të fushave të ndryshme në Kosovë janë bërë bashkë për një kauzë sa të veçantë aq edhe të rëndësishme Përmes një spoti promovues ato bëjnë thirrje për të nënshkruar peticionin kundër taksës për produkte menstruale.
“Peceta nuk është luks, por nevojë!”-kjo është edhe motoja e kësaj kauze e cila synon të mbledhë deri në 5 mijë firma.
Wshtw Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion ka nisur këtë peticion
Shteti i detyron gratë në Kosovë të paguajnë 18% taksë për produkte menstruale, sepse i konsideron ato si produkte jo-esenciale.
Shumë gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve apo produkteve të tjera menstruale për shkak të kushteve ekonomike. Në pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, ato detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin gjatë ciklit menstrual.
Për gratë, qasja në peceta menstruale është esenciale dhe duhet të trajtohet si e tillë prej shtetit.
Taksa për produkte menstruale është pengesë për gëzimin e të drejtës në shëndet për gratë dhe personat që menstruojnë, rrjedhimisht ua shkelë të drejtat e njeriut dhe është kundërkushtetuese.
LEXONI GJITHASHTU:
Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse