Ngarkesa me 105 kg kokainë e kapur në Selanik, pjesë e bandës dhe 3 shqiptarë

12 Maj 2023 | 09:15

14 persona janë arrestuar për trafikimin e një ngarkese prej 105 kg kokainë në kontejnerin me banana që u sekuestrua më 9 Maj në Selanik.

Tre prej personave të arrestuar janë shqiptarë, shtatë nga Greqi dhe katër të tjerë nga Maqedonia e Veriut.

Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut raportojnë se ngarkesa me kokakinë është zbuluar si rezultat i informacioneve dhe hetimeve disa mujore.

Dyshohet se personat e dyshuar në trafikimin e 105 kg kokainë janë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar.

Po ashtu mësohet se ngarkesa me kokainë është siguruar nga Ekuadori dhe më pas është realizuar transportimi i saj deri në portin e Selanikut.

Kokaina ka arritur e fshehur në tre kontejnerë si dhe ishte porositur e paguar nga një subjekt tregtar në Shkup.

Disa prej të dyshuarve tentuan të largohen përmes kufirit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Policia ka kryer kontrolle në banesat dhe bizneset e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe janë sekuestruar telefona celularë, sasi monetare dhe sende të tjera të cilat do të shërbejnë si prova materiale për grupin hetimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026