Sadedin Fishta i përgjigjet Lleshajt: Sindikata e policisë ka pritur e përcjellë shumë ministra, 5 mijë anëtarë, punonjës aktivë
Raporti i ‘Greco’ ngriti shqetësime lidhur me policinë e shtetit, përfshirë edhe politizimin e saj.
Sadedin Fishta, kryetari i Sindikatës së Policisë tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se shqetësimet e shtruara në raportin e ‘Greco’ janë të njohura prej kohësh nga përfaqësuesit e kësaj organizate, që nga problemet në trajtimin punonjësit të policisë nga ana sociale, ekonomike dhe profesionale, dhe parregullsitë që kanë të bëjnë me vetingun në polici.
“Brenda një kohe shumë të shkurtër u ndryshua ligji për policinë e shetit, u ndryshua tri herë kur synohej t’i merreshin kompetencat drejtorit të policisë, siç ndodhi me ndërhyrjet me emërime nga ministri”, tha z. Fishta.
Sipas tij, me pr/ligjin e ri që ka çuar ministri në parlament, duke shkrirë dhe mbledhur në një drejtori të vetme, SHÇBA-në dhe komisionin e vetingut e duke ja veshur kompetencat për të emëruar kryeministrit, po shkohet drejt përqëndrimit të kompetencave drejt ekzekutivit, kryeministër dhe ministër i Brendshëm.
Ai iu përgjigj deklaratës së ministrit të Brendshëm se policia e shtetit nuk ka një sindikatë duke i kujtuar se sindikata e policisë së shtetit është formuar që në 2007 dhe do të qëndrojë aty pavarësisht ministrave që vijnë e ikin.
“Sindikata është bashkim vullnetar i punonjësve dhe është krjuar në 2007, mund të vijë e të ikin ministra.
Nuk mund të thuhet se policia e shtetit nuk ka sindikatë, pasi prej 2010 jemi pjesë e sindikatave evropiane. Sindikata ka mbi 5 mijë anëtarë, që janë deklarata personale anëtarësie dhe janë punonjës në detyrë, aktivë”, tha z. Fishta.
Sa i përket ndryshimeve në ligjin për policinë e shtetit që i japi atij kompetencën të kryejë përgjime ambientale, këtu sipas z. Fushta mungon edhe e drejta e kontrollit në ligj, pasi kjo e drejtë që i jepet policisë cenon interesat e palës së tretë.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni