Përgjysmimi i dënimit të serbit Darko Tasiç, Gjykata e Apelit: U dënua më shumë sesa parashikonte ligji

4 Dhjetor 2020 | 06:21

Gjykata e Apelit në Kosovë ka sqaruar opinionin publik pas reagimeve që kanë ardhur për përgjysmimin e dënimit të shtetasit serb, Darko Tasiç.

I akuzuar për krime lufte dhe i dënuar sipas ligjeve të ish-Jugosllavisë, që ishin në fuqi atëherë, Gjykata e Apelit thekson se për Tasiç, janë dhënë vite burg më shumë seç parashikonte ligji.

Gjithnjë sipas gjykatës, Tasiç ishte nën akuzë për “Plaçkitje të sendeve të paluajtshme” dhe për “Përdhosje të kufomave”, që të dyja vepra penale që nuk trajtohen si të veçanta, bazuar në Konventën e Gjenevës.

Akuzat e vrasjes, rrahjes, apo torturave të popullsisë nuk qëndronin në rastin në fjalë dhe Gjykata e Apelit e ka gjetur me vend që t’i zbresë vitet e  tepërta të burgut, që Tasiç kishte marrë.

Darko Tasiç u arrestua në vitin 2017 teksa hynte në Kosovë nga Mali i i Zi.

Disa muaj më parë, ai u dënua me 22 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prizren. Me vrasjet e kryera në këto fshatra, ku sipas banorëve, shumica e të dyshuarve janë serbë lokalë, familjet që mbijetuan, mbetën kryesisht në fëmijë të vegjël e gra. Serbët vranë, dogjën e zhdukën meshkuj nga mosha 13 deri 85 vjeç.

Lexoni gjithashtu:

”Drejtësi për të vrarët”, kryetari i Gjykatës së Apelit përballet me protestuesit e Krushës

 
 
 
 
 
 
 
 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026