Analiza e zgjedhjeve në Turqi, pushteti i Erdogan sfidohet për herë të parë

12 Maj 2023 | 15:00

Për herë të parë pas 20 vitesh lidership, pushteti i Recep Tayyip Erdogan në Turqi po sfidohet nga një opozitë e bashkuar e udhëhequr nga Kemal Kiliç-daroğlu, i cili thotë se do të përpiqet të rikthejë besimin tek BE dhe Perëndimi.

Në Parlamentin Evropian, dikush mendon se këto zgjedhje mund të jenë rasti i duhur për të lëvizur drejt përfshirjes së vendit në unionin doganor dhe liberalizimin e vizave.

Sergey Lagodinsky, kryetar i delegacionit parlamentar Turqi-BE tha: “Aktualisht ndodhemi në një kryqëzim dhe në një moment jetik, ku do të vendoset nëse zhvillimi do të vazhdojë të jetë problematik për demokracinë, për rendin dhe ligjin, por edhe për agresivitetin që ka vënë përballë fqinjët e BE-së si Greqinë dhe Qipron. Ne do të hyjmë në një fazë ku ndarja mes Turqisë dhe BE-së do të bëhet e pakthyeshme”.

Analistët bien dakord se një fitore e mundshme e opozitës është një shans për të rindërtuar marrëdhëniet BE-Turqi.

“Ka tre premtime kyçe të opozitës. E para është ridemokratizimi dhe riinstitucionalizimi, në mënyrë që Turqia të bëhet sërish një vend demokratik. Pastaj është rivendosja e rendit dhe ligjit, si dhe përpjekja për të garantuar liri dhe të drejta për këdo. Së dyti, ata thonë se do të rikthejnë Turqinë në drejtimin e Perëndimit. Dhe së treti, shumë e rëndësishme për marrëdhëniet BE-Turqi, ata do të luajnë një rol më konstruktiv në çështjet rajonale dhe në një Evropë më të madhe, në një sens multilateral”, tha Ilke Toygur, pedagoge gjeopolitike, Universiteti i Madridit.

Marrëdhëniet e Ankarasë me aleatët e NATO-s janë cënuar gjithashtu për shkak të afrimitetit mes Turqisë dhe Rusisë, por edhe për shkak të përfshirjes së vendit në konfliktet në Libi dhe Siri. Në këtë aspekt, edhe me një fitore të opozitës, ndryshimi nuk do të vijë menjëherë.

Marc Pierini, ish-ambasador i BE-së në Turqi deklaroi: “Disa aspekte të Turqisë së sotme, si fakti që është fuqizuar ushtarakisht, nuk do të ndryshojnë. Ushtria ka shumë influencë politike, e cila do të mbetet. Gjithashtu ka aspekte të tjera si centralet atomike të bëra dhe të menaxhuara nga Rusia. Edhe kjo nuk do të ndryshojë. Ndaj, kushdo që vjen në pushtet do t’i duhet t’i marrë parasysh të gjitha këto”.

Kur bëhet fjalë për lindjen e Mesdheut, analistët thonë se as strategjitë kombëtare nuk do të ndryshojnë, por dialogu mund të zëvendësojë retorikën e kërcënimeve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026