Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, Ganimete Musliu: Janë 4 amendamente, ndihmë 200 mln euro për biznesin 

4 Dhjetor 2020 | 08:54

Sot  Kuvendin e Kosovës do  mbahet seancë e jashtëzakonshme ku në rend dite është vetëm një pikë, votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. 

Për këtë projektligj deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu u shpreh për Euronews Albania se shpreson shumë që ai të kalojë sot në Kuvend.

“Sot në orën 11:00, PDK në mbështetje të partive të tjera parlamentare ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme, ku ka në rend ditë votimin e rimëkëmbjes ekonomike. Si parti kemi propozuar që në fillim të pandemisë ligjin për emergjencat dhe ligjin për zhvillimin ekonomik dhe rimëkëmbjen, por nuk janë marrë asnjëherë parasysh nga qeveria Kurti dhe Hoti. Më në fund kemi arritur që të sjellim në Kuvend pakon e rimëkëmbjes dhe shpresoj që të marrë votat dhe të kalojë”, u shpreh ajo.

Deputetja e PDK-së sqaroi më tej se janë 4 amendamente që pritet të kalojnë sot në Kuvend. I pari sipas saj është ndihma prej 200 mln euro në formë grandi për biznesin e mesëm dhe të vogël.

“Ne kemi propozuar gjithsej 4 amendamente si parti dhe sot do i paraqesim në Kuvend. Është një amendament që sheh 200 mln euro për sektorin privat. Këto do të jepen në formë te grandeve, që të ndihmohet ekonomia e vendeve, prioritet do të jenë bizneset e vogla dhe të mesme. Këto 200 mln euro të fillojnë të shpërndahen për bizneset në janar të vitit 2021 dhe të përfundojnë në mars.

Amendamenti i dytë është që personat që kanë humbur punën për shkak të kushteve të pandemisë të përfitojnë nga 300 euro në muaj, për muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, pra në janar të vitit 2021 do të marrin gjithsej 900 euro.

Ndërsa, amendamenti i tretë ka të bëjë me tërheqjen e kursimeve të trustit pensional, kur qytetarët e republikës së Kosovës kanë të drejtë të tërheqin nga kursimet personale 10% të shumës personale. Amendamenti i 4 është lirimi nga tatimi për prodhuesit e lëndës së parë”, u shpreh ajo. 

Kërkesën për mbajtjen e kësaj seance e kanë nënshkruar deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Projektligji ka kaluar me kushtet e vendosura nga Partia Demokratike e Kosovës. Me anë të këtij Projektligji parashikohet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike me vlerë 365 milionë euro.

Lexoni gjithashtu:

Kuvendi i Kosovës seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rimëkëmbjen ekonomike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026