Derbi Tirana-Partizani, të kuqtë favoritë, bardheblutë në kërkim të kthesës
Pasditen së premtes vëmendja e sportdashësve shqiptarë do të përqendrohet te stadiumi “Air Albania”, aty ku do të luhet derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani.
Në këtë ndeshje skuadrat vijnë në pozita të ndryshme, Partizani është në krye të renditjes dhe kërkon një fitore për të konfirmuar momentin e mirë që po kalon, ndërsa bardheblutë nuk fitojnë prej 4 ndeshjesh në kampionat dhe derbin e shohin si momentin e duhur për të bërë kthesën.
Stadiumi “Air Albania” me sa duket i sjell fat kampionëve të vendit pasi në tre takime të luajtura në këtë impiant përballe demave te kuq nuk janë mposhtur në asnjërin prej tyre.
Por Tirana ka humbur disi nga shkëlqimi i saj i sezonit të shkuar dhe në këtë sfidë është Partizani që vjen pak më i avantazhuar për shkak se ka një ecuri më të mirë dhe ka treguar vazhdimësi në rezultate, të paktën në 5 javët e para.
Por në një ndeshje derbi dihet mjaft mirë që vetëm favoritë nuk ka pasi pikët, renditja, momenti kalojnë në plan të dytë sepse luhet për krenarinë e një qyteti të tërë.
Presioni është i madh dhe historia ka treguar se në fund do triumfoi skuadra që gabon më pak.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.