Votohet edhe në burgje, 2096 të dënuar ndalohen nga dekriminalizimi
Të dielën edhe në burgje do të ketë zgjedhje. Nga rreth pesë mijë të dënuar dhe paraburgosur, vetëm 2650 do të kenë të drejtën e votës, ndërsa pjesa tjetër, 2096 nuk mund të jenë pjesë e procesit, pasi preken nga ligji i dekriminalizimit.
E drejta e votës u mohohet një kategorie të dënuarish në bazë të ligjit të miratuar në vitin 2015. Bëhet fjalë për të dënuarit për vepra të rënda penale si vrasje, trafik droge apo organizatë kriminale.
Mohimi i të drejtës së votës për të dënuarit për krime të rënda u aplikua për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Prej asaj kohë disa të dënuar i janë drejtuar me padi Gjykatës së Strasburgut me argumentin se u është mohuar një e drejtë themelore.
Në proceset e kaluara zgjedhore është aluduar për individë të burgosur që janë liruar nga qelitë për tu përdorur nga partitë politike por sipas burimeve të Euroneës Albania në muajin prill është miratuar një urdhër i veçantë që ka anuluar përkohësisht të gjitha lejet për të dënuarit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta