Kosova miraton ligjin për “Rimëkëmbje Ekonomike”

4 Dhjetor 2020 | 18:45

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, pas disa tentativash të dështuara.

Me 72 vota vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë pranuar projektin e hartuar nga ekspertët e qeverisë.

Në këtë votim, deputetët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë. Kryeministri Avdullah Hoti, duke falënderuar të pranishmit për votën, u shpreh se kjo paketa është ndër më të mëdhatë në rajon.

“ Më lejoni t’ju them se në bazë të studimeve të Fondit Ndërkombëtar  për vendet në rajon dhe më gjerë, në terma realativë proporcionalisht, pakoja jonë e rimëkëmbjes është ndër më të mëdhatë në rajon dhe më gjerë si për qindje e PBB-së. Besoj që për atë që kemi pasur mundësi kemi mburritur dy efekte. Parandalimin e largimit të bizneseve nga tregu dhe parandalojmë që familjet të bien nën pragun e varfërisë.

Hoti para deputetëve tregoi përfitimet e miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Ajo që është e veçantë në këtë ligj është tërheqja e 10 për qind nga Trusti Pensional që nënkupton mbi 200 milionë shtesë në qarkullimin shtesë në ekonomi dhe buxhetin e familjeve në Kosovë. Madje përdorimi i mjeteve për fondin e privatizimin për fondin e vitit 2021, që është pjesë e buxhetit të ardhshëm. E po ashtu një listë e gjatë e lehtësirave për bizneset që është shtyrja e tatimit për korporatave, lirimi i bizneseve për ndëshkime në pagesat e tatimeve”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026