Kosova shton kapacitetet e testimeve, gjashtë spitale rajonale gati për analizat e Covid-19
Kosova do të zgjerojë kapacitetet laboratorike për diagnostikimin e Covid-19. Me aparaturat e vendosura së fundi, 6 spitale rajonale do të kryejnë testime duke nisur nga java e ardhshme
Nga java tjetër, testimet molekulare dhe serologjike për coronavirusin, përveçse në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, do të bëhen edhe në gjashtë spitalet rajonale.
Zgjerimi i kapaciteteve vjen në një kohë kur Kosova regjistron shifra në rritje të infektimeve, ndërsa 21 komuna nga 38 në total janë në zonën e kuqe të përhapjes.
“Me sigurimin e këtyre aparaturave, numri i testimeve do të shumëfishohet dhe diagnostifikimi i Covid19 do të bëhet edhe më i shpejtë në çdo pjesë të vendit tonë”, tha Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë
Në anën tjetër, edhe spitalet janë duke trajtuar të infektuarit me të gjitha kapacitetet, teksa numri i të shtruarve ka kaluar shifrën 1000.
“Këtyre ditëve kemi arritur shifrën prej mbi një mijë pacientëve të shtruar në Klinikat e QKUK dhe spitalet rajonale. Gjithashtu është numër i madh i pacientëve me oksigjeno-terapi, rreth 700 kemi sot, e po ashtu edhe numri i atyre me respiratorë qoftë të intubuar qoftë me metodën joinvazive që gjatë gjithë këtyre ditëve janë sjellë nga 50 deri 60 persona”, u shpreh Valbon Krasniqi ushtrues i detyrës së drejtorit të SHKUK-së
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë testuar 1530 persona, nga të cilët janë diagonsitikuar pozitivë 478 raste. Ndërkohë kanë humbur jetën 11 pacientë, si pasojë e Covid-19.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut