Rinis ‘Nord Stream 2’, projekti sfidon sanksionet amerikane, analistët dyshues për suksesin e tij

5 Dhjetor 2020 | 07:45

Ndërtimi i tubacionit të diskutueshëm të gazit Nord Stream 2 është vendosur të rifillojë pas një pauze një vjeçare.

Projekti prej 9 miliardë eurosh, i udhëhequr nga Gazprom do të drejtohet nën Detin Baltik dhe do të dyfishojë eksportet e gazit rus në Gjermani.

Punimet u ndërprenë pasi Presidenti Trump paralajmëroi sanksione ndaj kompanive të përfshira në projekt duke ngritur shqetësimet se Evropa është shumë e varur nga Moska për furnizimet e saj të energjisë.

Ky projekt nuk ka mbështetjen as të BE-së, ç’ka e vendos Gjermaninë në dilemë. Pavarësisht nga rifillimi i punës, disa analistë shprehen se ka shumë pengesa për suksesin e projektit.

 “Duhet të themi se Gjermania është në mes të gjithçkaje. Sepse ata do të jenë në mes të këtyre vështirësive gjeo-politike dhe grindjeve, të cilat kanë vazhduar që nga fillimi i ndërtimit të këtij tubacioni. Kjo për shkak jo vetëm të sanksioneve kundër Rusisë, por edhe mosmarrëveshjet gjeo-politike me Ukrainën dhe gjithë pjesën tjetër të saj”, u shpreh Claudia Kemfert, nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike.

Gazsjellësi 1,230 kilometra do të transportoj gaz natyror nga fushat e gazit siberian të Rusisë në Gjermani.

SHBA dhe disa partnerë evropianë të Gjermanisë e kanë kundërshtuar projektin, duke paralajmëruar se Berlini do të bëhet shumë i varur nga Rusia.

“Projekti në thelb ka vdekur. Pra, çështja është kjo, qeveria gjermane nuk dëshiron të konfirmojë se ka mbaruar dhe pastaj të ketë disa detyrime me kompaninë, kështu që është një çështje delikate për ta.

BE nuk ka shumë interes për të ndihmuar në të vërtetë qeverinë gjermane. Bashkimi evropian  kurrë nuk e mbështeti ndërtimin e këtij gazsjellësi, parlamenti votoi kundër dhe e ka bërë shumë të qartë qëndrimin e tij. Komisioni Evropian po ashtu ka qenë vazhdimisht kundër”, tha Dr Thomas O’Donnell,  analist i  Energjisë në Berlin.

Ndërtimi është gati i përfunduar, por puna u ndal në dhjetor 2019 pranë ishullit danez Bornholm kur dy anije zvicerane pushuan së punuari, pasi SHBA kërcënuan të vendosnin sanksione ndaj kompanive që punojnë në projekt.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026