Mick Schumacher në gjurmët e të atit, 12 raste të “trashëgimisë” në formula 1
Edicionin e ardhshëm një Schumacher zbret në pistë, por nuk do të jetë Michael, shtatë herë kampioni i formula 1. Mick Schumacher , djali 21-vjeçar i legjendës së Ferrarit do të provojë të ndjekë gjurmët e babait të tij, pasi për do të nisë karrierën në pistat e Formula 1, sezonin e ardhshëm me ekipin e Haas.
A do të arrijë Schumacher i ri të kthehet në një idhull për brezat e rinj, kjo mbetet për tu parë, por në garat me makina, edhe më parë ka pasur raste kur fëmijët kanë ndjekur rrugën e baballarëve të tyre.
Shoferi britanik Graham Hill fitoi titullin në 1962 dhe 1968, ndërsa djali i tij Damon u shpall kampion në vitin 1996 duke shkruar historinë, pasi për herë të parë babë e bir u shpallën kampion bote.
Fatkeqësisht, Graham kishte vdekur në një aksident ajror në 1975 dhe nuk e pa kurrë arritjet e djalit të tij. Gilles Villeneuve u vlerësua si një nga drejtuesit më të mirë që nuk ka fituar kurrë kampionatin botëror.
Në 1982 kanadezi vdiq në një përplasje të tmerrshme gjatë praktikës për çmimin e madhe të Belgjikës, duke lënë një djalë Jacques, i cili në 1996, ai garoi me ekipin Ëilliams duke përfunduar i dyti.
Keke Rosberg dhe Nico Rosberg u bënë dyshja e dytë babë e bir që u shpallën kampion. Në total janë 12 raste kur nga e njëjta familje babë e bir kanë provuar adrenalinën që të japin garat e Formula 1, por jo në të gjitha rastet suksesi ka qenë i së njëjtit nivel.
Në rastin e Mick Schumacher, pritshmëritë janë të mëdha, por mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve