Shpirti i Krishtlindjes me mënyra të veçanta festimi, Santa Claus në teleferik
Festat janë duke ardhur dhe në shume shtete kanë nisur të jepet shpresë përmes ideve origjinale.
I varur me një litar 100 metra i lartë, një alpinist profesionist i veshur si Santa Claus zbret nga teleferiku ikonik i malit Sugarloaf në Rio de Janeiro, ndërsa një tjetër interpretues i Santas i përshëndet vizitorët brenda një kabine të dekoruar për Krishtlindje.
Një cirk në Pragë mes kufizimeve të vendosura për shkak të coronavirus ka krijuar një strukturë të veçantë udhëtimi për të lejuar Shën Nikollën të bëjë dhurata për fëmijët e qytetit.
Normalisht, Shën Nikolla, i shoqëruar nga “Djalli dhe Engjëlli”, thërret fëmijët në shtëpitë e tyre në prag të Ditës së Shën Nikollës.
Fëmijët marrin dhurata në këmbim të një kënge ose poezie. Djallit mban një çantë në të cilën vendos fëmijët e këqij.
Këtë vit, megjithatë, edhe vizitorët e shenjte duhet të mbanin maska dhe të respektonin distancën fizike. Ata madje nuk u mirëpriten në disa familje për shkak të kërcënimit nga virusi.
“Ishte absolutisht e përsosur, ne e donim dicka te tille, përvoja ishte e shkëlqyeshme dhe ne patjetër do të shkojmë përsëri nëse ata e realizojnë eventin edhe vitin e ardhshëm,” – shprehet Ondrej Prachar, një vizitor.
Një grup i vogël njerëzish u mblodhën të Shtunën në Sheshin Manger të Betlehemit për të parë një ceremoni të rrallë të ndriçimit të pemës së Krishtlindjes ku morën pjesë shumë pak njerëz për shkak të kufizimeve.
Festimet në qytetin biblik, të cilësuar nga të krishterët si vendlindja e Jezusit, zakonisht ndiqet nga mijëra njerëz nga e gjithë bota.
Por këtë vit në ceremonia e ndriçimit të pemëve vetëm 50 persona dhe restorantet në këtë zonë gjatë të gjithë sezonit do të mbyllen në orën 21:00.
Shërbimet fetare në prag të Krishtlindjes gjithashtu do të kenë pjesëmarrje të ulët të besimtarëve.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë