“Merr formë” Parlamenti në Turqi, dominon koalicioni i Erdogan
Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 14 majit kanë zbuluar se Aleanca Popullore e udhëhequr nga partia e presidentit Erdogan Drejtësi dhe Zhvillim, siguroi 321 ligjvënës përballë Aleancës Kombëtare të opozitës, që siguroi 213.
Konkretisht, sipas raportimeve të mediave turke, partia e Erdogan, AKP, mori 266 vende, ndërsa partitë aleate të saj, Lëvizja Nacionaliste MHP, Partia e Re e Mirëqenies YRP dhe Unioni i Madh Partiak morën së bashku 55 nga 600 vende që ka Parlamenti turk.
Ndërkohë, katër kandidatë të Partisë Demokratike të Majtë dhe asaj Partia për Kauzën e Lirisë, që mbështesin aleancën e Erdogan, u përfshinë në listën e partisë së kreut të shtetit dhe u zgjodhën si deputetë.
Nga ana tjetër, Aleanca Kombëtare, e formuar nga partia kryesore e opozitës Partia Popullore Republikane CHP, mori në tërësi 213 mandate, me subjektin politik të Kemal Kiliçdaroglu që siguroi pjesën dërrmuese, 169 mandate.
Përpara mbajtjes së zgjedhjeve, Aleanca Kombëtare ishte zotuar se do të aplikonte një “sistem parlamentar të përforcuar”, por tani duket se ata nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë 360 mandatet e duhura për të mbajtur referendumin e nevojshëm, për t’i dhënë fund presidencës me pushtet ekzekutiv.
Ndërkohë, anëtarët e kabinetit qeveritar të emëruar nga partia e Erdogan në 16 zona elektorale, 15 prej të cilave metropolitane, do të jenë në Parlament gjatë legjislaturës së 28-të.
Ndërsa në provincat juglindore të prekura nga tërmetet e muajit shkurt, dy ministra të kabinetit presidencial u zgjodhën për të qenë pjesë e Parlamentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ryshfet për vota, policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
Trump: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve për të kufizuar fuqitë e luftës është jopatriotike
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 14:45 Shakira dhe Burna Boy hapin Kupën e Botës 2026 në Mexico City me “Dai Dai”
- 14:39 Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt, arrestohet autori
- 14:35 Italia kërkon pëlqimin e prindërve për edukimin seksual në shkolla
- 14:21 Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit
- 14:15 Kupa e Botës e FIFA-s do të organizohet nga 3 vende për herë të parë
- 14:06 Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE