Sekuestrohen dy kallashnikovë në një banesë në Vaun e Dejës, në kërkim 59-vjeçari

16 Maj 2023 | 09:56

Dy armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohen se mund të jenë përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje kriminale janë sekuestruar në Vaun e Dejës.

Policia bën me dije se është shpallur në kërkim shtetasi P. Gj., 59 vjeç, poseduesi i dyshuar i këtyre armëve, i cili i fshehu kallashnikovët në një banesë në fshatin Vig, të cilën e kishte në përdorim.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, si rezultat i punës parandaluese, të mbështetur nga inteligjenca informative, me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit që posedohen në mënyrë të kundërligjshme dhe që mund të jenë përdorur apo mund të përdoren për ngjarje kriminale, kanë ushtruar kontroll në një banesë në fshatin Vig (e pabanuar nga pronari i saj, prej 5 vjetësh). Nga kontrolli në këtë banesë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra armësh)”- njofton policia.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 59-vjeçarit.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026