Vaksina anti-COVID, zv.ministri i Shëndetësisë në RMV: Do të vaksionen rreth 400 mijë qytetarë
Zv.ministri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani deklaroi për Euronews Albania se ky shtet ka rezervuar 800 mijë doza të vaksinës anti-COVID. Ai theksoi se është e nevojshme që në këtë shtet të vaksinohen menjëherë 400 mijë persona.
“Po merren të gjitha masat preventive, në momentin kur vaksina të arrijë në vendin tonë në të jemi të gatshëm që në mënyrë sa më efikase të bëjmë aplikimin e tyre. Ne jemi pjesë e Covax.
Jemi pjesë e kësaj tenderimit të përgjithshëm, që BE po e ben jo vetëm për vaksinën, por edhe për gjera të tjera që ishin të nevojshme në këtë periudhë.
Ne i kemi siguruar dhe i kemi rezervuar ato 800 mijë doza dhe janë të nevojshme që të vaksinohen rreth 400 mijë persona. Se kur do ta arrijnë vaksina është një enigmë shumë e madhe”, u shpreh z.Hasani.
Sipas zotit Hasani numri i të infektuarve dhe i viktimave në Maqedoninë e Veriut mbetet alarmant.
“Numrat janë alarmant. Numri absolut të infektuar fillon që të bjerë pak ngadalë, por gjithësi është mbi 1 mijë. Vlerat janë shumë të larta. Të larta janë edhe numrat e të vdekurve”, u shpreh ai më tej.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ishte i pari që dha lajmin e rezervimit të 800 mijë dozave të vaksinës anti-COVID.
Sipas Filipçe, vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm, ndërsa theksoi se vendi tashmë ka nisur me planifikimin e logjistikës për furnizim me vaksinë dhe se janë siguruar frigoriferë të posaçëm për ruajtjen e vaksinës.
Lexoni gjithashtu:
Shifra të larta infektimesh në RMV, 24 qytetarë humbin jetën nga Covid-19
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni