Zdravko Krivokapiç zgjidhjet kryeministër i Malit të Zi, Abazoviç merr postin e nënkryetarit të qeverisë
Me 41 vota pro, nga 81 në total është votuar qeveria e re e Malit të Zi, e kryesuar nga Zdravko Krivokapiç.
Kryeministri i sapozgjedhur, Krivokapiç, njoftoi para betimit se qeveria e tij përgjatë mandatit prej katër vjetësh, do të përfaqësojë zbatimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.
Nënkryetar i qeverisë do të jetë kryetari i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviç, i cili bëhet i pari shqiptari i parë në një post kaq të rëndësishëm në Malin e Zi.
Qeveria e re malazeze është e para që prej tri dekadash është formuar pa Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Milo Gjukanoviçit, që u mund në zgjedhjet e 30 gushtit të këtij viti.
Për këtë ngjarje kaq të rëndësishme në Mal të Zi, gazetari Ismet Kallaba në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Albania tha se ndryshimi i qeverisë në parim është diçka shumë e mirë.
“Qeveria e re e Malit të Zi është miratuar në Kuvend ditën e premte dhe pas 3 ditësh diskutimesh, sigurisht që në parim është diçka e mirë, pas 30 vitesh ndryshohet për herë të parë qeveria në Mal të Zi. Deri më tani qeveria ka qenë e përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve. Në parim çdo ndryshim është i mirë.
Ndryshimi i qeverisë së Malit të Zi do të ndryshojë në mënyrë pozitive. Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh faktin që të jetë një vend shumë i polarizuar”, u shpreh ai.
Z. Kallaba theksoi më tej se Dritan Abazoviç me punën e tij ka mundur të jetë pjesë e qeverisë dhe imponojë qëndrimet e tij.
“Ne për momentin në mund të bëjmë vetëm parashikime. Duhet të kemi parasysh që qeveria e Malit të Zi është një qeveri heterogjene, është krijuar nga disa parti janë të spektërve të ndryshme politike.
Lëvizja Qytetare Ura dhe konkretisht zoti Abazoviç ka arritur që të imponojë qëndrimet e tij. Kam këtu parasysh faktin që kemi të bëjmë me një qeveri të ekspertëve.
Zoti Abazoviç është i vetmi politikan që është pjesë e qeverisë së Malit të Zi, ndërkohë që të gjithë ministrat nuk u përkasin partive politike. Ka arritur ta imponojë atë qëndrimin e tij”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Mali i Zi nesër në zgjedhje, partia pro-perëndimore e Gjukanoviç përballë forcave pro-serbe
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal