Gërmimet në Kizhevak, Ibrahim Makolli: Kemi gjetur mbetje mortore, dyshohet se mund të jenë 17 viktima
Edhe gjatë kësaj jave do të vazhdohet me gërmimet në Kizhevak të Serbisë, ku mendohet se ka mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë nga serbet gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Për këto gërmime, Kryetari i Delegacionit të Kosovës për të Pagjeturit, zoti Ibrahim Makolli u shpreh për Euronews Albania se në sipërfaqe kanë dalë mbetje mortore.
Sipas tij është ende herët të flitet për numrin e viktimave dhe zonën nga e cila janë.
“Tashmë kemi hyrë në javën e dytë të ekzaminimit të plotë të terrenit në lokacionin e Kizhevakut, që është trajtuar që nga viti 2015 dhe përfundimisht në mbështetje të imazheve të krijuar nga departamenti amerikan dhe përmes komitetit ndërkombëtar të Kryqit Kuq, më 16 nëntor të këtij viti nisëm ta lokalizojmë më saktësi lokacionin ku gjenden trupa të shqiptarëve të masakruar.
Kizhevak shënon lokacionin e pestë, varrezën e pestë masive të gjendur në Serbi dhe diku ka 1 mijë trupa të gjendur brenda territorit të Serbisë. Jemi në javën e dytë të ekzaminimit të terrenit ku po marrin pjesë ekspertë mjeko-ligjorë nga Kosova, në varësi të kushteve atmosferike ketë jave do të vendoset nëse mund të vazhdohet apo veprohet në një kohë kur të kemi përmirësim të këtyre kushteve.
Në sipërfaqe kanë dalë mbetje mortore, përderisa nuk ka trajtim mjekësor të mjeteve mortore, nuk mund të flasim për numrin e të vrarëve, sikurse as lokacionin se prej cilës pjesë të territorit të Kosovës janë”, u shpreh ai.
Zoti Makolli tregoi detaje për këtë varrezë, pasi tha se dyshohet se mund të jenë 17 trupa të shqiptarëve.
“Kjo varrezë ka një ndërlidhje me varrezën e zbuluar në vitin 2014, vetëm pak kilometra larg kësaj pike, ku janë gjetur trupat e 54 shqiptarëve nga zona e Drenicës. Numri mund të jetë deri në 17 persona, por derisa të bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor nuk mund të bëhet një ekzaminim i saktë”, u shpreh ai.
Lexoni gjithashtu:
Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë, priten kërkime edhe në lokacione të tjera
Varret masive në Serbi, pas Kizhevakut dyshime për trupa në Novi Pazar dhe Sjenice
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni