Boks, Floyd Mayweather pranon t’i rikthehet ringut për t’u ndeshur me aktorin e YouTube Logan Paul
Angazhimi i një ish-kampioni bote në ndeshje me kundërshtarë jo-profesionistë, por të aftë për të nxitur vëmendje dhe të ardhura të majme, ka vënë në diskutim sportin e boksit.
Ish-kampioni, Floyd Mayweather, ka pranuar të rikthehet në ring, dy vite pas ndeshjes së tij të fundit, për t’u përballur me aktorin e YouTube-it, Logan Paul.
Mayweather, 43 vjeç, i cili u tërhoq zyrtarisht nga boksi profesionist më 12 shtator 2015 me një rekord absolut prej 49 ndeshjesh me 49 fitore, do të ndeshet me të më 20 shkurt të vitit të ardhshëm.
Paul, 25 vjeç, vitet e fundit është angazhuar si boksier në disa ndeshje a-profesioniste të përcjella në kanalin e tij personal që ka 22 milionë subscribers (të abonuar).
Përballja pritet të ndodhë pas një serie fyerjesh dhe replikash në rrjetet sociale, e kthyer tashmë në zakon për nxitjen e ndeshjeve të ngjashme.
Kjo është hera e dytë që Mayweather pritet t’i rikthehet ringut për t’u ndeshur me kundërshtarë që nuk kanë karrierë të gjatë apo të njohur me boksin.
Në dhjetor 2018 ai mundi për 140 sekonda japonezin Tenshin Nasukawa, i cili si disiplinë sportive kishte kick-box-in.
Një vit përpara këtij dueli, Mayweather pati zhvilluar një ndeshje të ngjashme me Connor McGreggor, ish-kampionin e MMA-së (Arteve Marciale Mikse në ring heksagoni) ndeshje kjo e konsideruar ndër më fitimprurëset në historinë e boksit – me mbi 600 milionë dollarë qarkullim, prej së cilave 100 milionë ishin shpërblim vetë për irlandezin McGreggor.
Përballjet e ngjashme kanë ngritur shqetësim për sportdashësit dhe profesionistët e boksit, pasi ka komercializuar ndjeshëm këtë sport dhe ka përhapur idenë e gabuar se gjithsekush, edhe pa ndonjë trajnim apo përvojë të zgjatur në kohë, mundet të ndeshet në ring.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni