Ish-presidenti Nicolas Sarkozy humb në Apel, lihet në fuqi dënimi për korrupsion

17 Maj 2023 | 10:33

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka humbur dhe në Apel kundër vendimit të gjykatës për burgosjen e tij për korrupsion.

Megjithatë, Gjykata e Apelit në Paris, ka marrë vendim që ai mund të qëndrojë në arrest shtëpiak, në vend të shkuarjes në burg.

Më 2021, Sarkozy është dënuar me tre vjet burgim për tentimet që të ndikojë te një gjyqtar, në një rast gjyqësor.

Sarkozy, 67-vjeçar, është ish-presidenti i parë francez që është dënuar me burgim, shkruan rel.

Ai është dënuar pasi, sipas gjykatës, Sarkozy ka tentuar të sigurojë informacion për një rast më 2014 – pasi është larguar nga pushteti – duke sugjeruar se mund t’ia garantojë gjyqtarit një pozitë prestigjoze.

Nicolas Sarkozy ka shërbyer një mandat pesëvjeçar si president, prej vitit 2007.

Ai i ka miratuar disa politika të ashpra kundër migrimit, dhe ka tentuar të reformojë ekonominë e Francës.

Por, në atë periudhë, e gjithë bota është përballur me krizë financiare.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026