BERZH bën parashikimin për ekonominë shqiptare, situata 2023-2024

17 Maj 2023 | 14:25

Rritja ekonomike në vendin tonë do të jetë në nivelin 2.5% këtë vit. Parashikimi vjen nga BERZH, i cili konstaton inflacionin si faktor pengues për një rritje më të fortë. Kosova pritet të ketë rritjen më të madhe me madhe në rajon me 3.5 %.

Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2.5% më 2023, ndërsa në vitin 2024 rritja do të jetë 3.3%. Ky është parashikimi i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në projeksionin që ka bërë në raportin e fundit.

Sipas raportit, prodhimi në rajonin e BERZH pritet të rritet me 2.2 për qind në vitin 2023, ndikuar nga inflacioni, i cili mbetet ende në nivele të larta, pavarësisht prirjes në rënie.

Sa i përket konsumit, banka europiane thotë se ai ishte i qëndrueshëm në shqipëri dhe rajon, edhe pse cmimet e larta e frika për rritjen e mëtjeshme të tyre ishte e pranishme tek familjet.

Parashikimet e BERZH mbulojnë vendet në zhvillim në tre kontinente. Ekonomia e këtyre vendeve pritet të zgjerohet me 2.2 për qind në vitin 2023, pak më ulet se 2.3 për qind nga parashikimi i shkurtit.

Rritja pritet të përshpejtohet në 3.4 për qind në vitin 2024, ndërsa presionet inflacioniste po ulen gradualisht.

Ekonomistët e BERZH pohuan se ritmet më të ulëta të rritjes ketë vit u ndikuan nga tërmetet e shkurtit në Turqi, shtrëngimin e pritshëm të kushteve të kreditimit; reformat e vonuara në Mesdheun Jugor dhe lindor dhe inflacioni i vazhdueshëm në Evropën Qendrore dhe në shtetet baltike.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026