Kapi rekordet më të ulëta historike, euro rritet pas fushatës elektorale

17 Maj 2023 | 13:57

Monedha europiane po kthehet në kursin e rritjes, pasi preku nivelet historike të zhvlerësimit përballë lekut. Ajo po fiton pikë dita-ditës dhe këtë mesjavë këmbehet 112.8 lekë

Euro po rritet në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 112.8 lekë të mërkurën, me rritje 1.5 pikë krahasuar me ditën e hënë.

Ringritja e shpejtë e euros në kursin e këmbimit valutor po ndjek një trajektore të ngjashme me fundin e vitit të kaluar. Agjentet në treg thonë se një arsye që shpjegon këtë rritje ka qenë krijimi i pritshmërive se euro do të rritej sërish pas zgjedhjeve.

Kjo mendohet se solli një kërkesë të lartë për të blerë euro, megjithatë, prirjet afatgjata të kursit ngelen dukshëm në favor të lekut, që rezulton të jetë mbiçmuar me 7.2% kundrejt euros krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ringritja e euros në kursin e këmbimit ndihmon bizneset eksportuese dhe ato subjekte që marrin të ardhura në valutë dhe kryejnë shpenzime në lekë.

Nga ana tjetër, operatorët dyshojnë që euro të ngrihet në nivelet e vitit 2021, pasi turizmi po bëhet një faktor me ndikim gjithnjë e më të rëndësishëm në bilancin e pagesave dhe si rrjedhojë edhe në kursin e këmbimit valutor.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026