Cilat janë bashkitë që u humbën nga përçarja e PD-së
Lufta brenda llojit ka sjellë pasojat e saj edhe në këto zgjedhje për opozitën. Janë 4 bashki që mund të ishin fituar nëse Partia Demokratike do të ishte e bashkuar.
Në bashkinë e Kuçovës, 783 votat që mori Ilir Koxhaj i Partisë Demokratike, i kushtuan mandatin e kryebashkiakut Lefer Maliqit të koalicionit Bashkë Fitojmë.
Po ashtu edhe në Bashkinë Finiq nëse Partia Demokratike do të dilte e bashkuar në këto zgjedhje, do të kishte fituar 61.42% të votave, kundrejt kandidatit të partisë MEGA.
Në bashkinë Këlcyrë, 137 votat e Adriatik Spahiut, i hoqën fitoren nga duart kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Arjan Kasaj, vota këto që nëse PD do të ishte e bashkuar, do të bënin 50.66% të totalit, të mjaftueshme për të fituar.
Bashkia e katërt ku përçarja e opozitës favorizoi mazhorancën socialiste është Bashkia Mallakaster, ku Agron Kapllanaj humbi me 290 vota përballë socialistit Qerim Ismaili, ndërsa kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” arriti të merrte 735 vota, të mjaftueshmë për të bërë 51.76% nëse do të ishin bashkë, për të mos ja dhuruar edhe këtë bashki Partisë Socialiste.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë