BE paralajmëron Turqinë për sanksione, tensionet për gazin në Mesdhe do të diskutohen më 10-11 dhjetor

7 Dhjetor 2020 | 17:04

Bashkimi Europian do të organizojë në datat 10 deri 11 dhjetor një takim ku do të diskutohet çështja e tensioneve në Mesdhe, për sa i përket zgjerimit të territoreve detare të kërkimit të gazit nga Turqia.

Liderët e Bashkimit Europian kanë bërë me dije se do të vendosin sanksione ndaj qeverisë turke nëse nuk ulet në tryezën e dialogut dhe nëse vazhdon të kundërshtojë kërkesat e komisionit.

“Në muajt e fundit Gjermania është përpjekur jashtëzakonisht të gjejë një rrugë për të intensifikuar dialogun mes Turqisë dhe Bashkimit Europian. Fatkeqësisht, tensionet mes Turqisë, Qipros dhe Greqisë nuk kanë lejuar fillimin e bisedimeve/diskutimeve të drejtpërdrejta, si dhe ka pasur shumë provokime.

Kjo është arsyeja e diskutimit sot mes anëtarëve të Bashkimit Europian, pra pasojat që po nxjerrim prej kësaj”, – tha Heiko Maas, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Nga ana tjetër, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se vendi “nuk do të përulet përpara kërcënimeve”, ndërsa është i hapur për dialog dhe negociata.

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë vazhdojnë të intensifikohen. Kjo, pasi kreu i shtetit turk nuk pranon të tërhiqet nga territoret detare të Greqisë.  

Situata e tensionit mes dy vendeve ka shpërthyer që në gusht, pasi Turqia anëtare e NATO-s dhe kandidate për t’u futur në Bashkimin Europian, dërgoi një anije për të kërkuar burime natyrore në ujërat detare që pretendohen edhe nga Greqia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026