Varhelyi kritikon Dodikun: Aleatët e BE-së nuk shkojnë në Rusi
Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, më 17 maj paralajmëroi Bosnje e Hercegovinën se aleatët e BE-së nuk vizitojnë Rusinë.
Këto deklarata ishin një tjetër shfaqje e zhgënjimit lidhur me vizitën që presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, zhvilloi vitin e kaluar në Rusi.
“Aleatët tanë nuk shkojnë në Rusi, ky është mesazhi im”, tha Varhelyi në pyetjen e gazetarëve lidhur me vizitën e Dodikut.
“Kush dëshiron të jetë aleat i yni nuk shkon në Rusi”.
Bosnja, që më 2016 kishte aplikuar për anëtarësim në BE, dhjetorin e vitit të kaluar mori statusin e shtetit kandidat, pas shqetësimeve se lufta në Ukrainë mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit. Megjithatë, shteti ka pranuar një listë të gjatë të kushteve që duhet të përmbushë, e të cilat synojnë të forcojnë demokracinë në këtë shtet ballkanik.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq