Dezinformimi në Kosovë, PE: Faktori serb luan rol parësor
Pasqyra e dezinformimit mediatik në Kosovë ka natyrë ndërkombëtare. Kjo për rezultat të statusit të kontestuar të shtetit të Kosovës. Mungesa e normalizimit me Serbinë nuk është vetëm çështje strategjike mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe e Moskës dhe Uashingtonit. Për këtë politika e jashtme dominon lajmet në një masë të gjerë në Kosovë.
Një rol të rëndësishëm në këtë raport i jepet shantazhit që Richard Grenell, i dërguari special i Presidentit Trump për çështjen Serbi-Kosovë, i bëri qeverisë Kurti në lidhje me marrëveshjen me Serbinë. Ai kërcënoi se SHBA do të tërheqë trupat e saj nga Kosova dhe më pas e përdori këtë si një negociatë me aleatët e qeverisë Kurti, duke shkaktuar rrëzimin e tij.
Kjo lëvizje u denoncua nga europianët. Pra kjo taktikë e një të huaji u pa si një shembull se si u shpik një kërcënim fiktiv që shkaktoi ndryshimin e qeverisë. Nga ana tjetër, shpesh media kosovare merr deklarata të bëra gjetkë, shpesh nga politikanë serbë dhe ia prezanton lexuesve si qëndrime zyrtare kundër Kosovës.
Këto përfshijnë artikujt e prillit 2020 ku “Sputnik Serbia” raportoi në mënyrë të gënjeshtërt se Kosova u shkëput nga rrjeti energjetik i Serbisë apo deklarata të tjera të bëra nga mediat serbe ku thuhej se Kosova është përgjegjësi e Serbisë. Artikuj të tjerë janë ku raportohej se shqiptarët e Kosovës planifikojnë të rrëmbejnë tenistin serb, Novak Djokovic, insinuata se Kosova nuk mund të qeveriset dot pa ndihmën e Serbisë etj.
Lajme të rreme u vunë re edhe për pandeminë ku shkruhej se një kompani kosovare farmaceutike ka zhvilluar kurën kundër covid, apo insinuata për rolin e Bill Gates në pandemi. Në tetor 2019, gjatë zgjedhjeve, Kosova nuk i shpëtoi dot dezinformimit.
Në raport citohet kanali shtetëror kosovar RTK që akuzonte rivalen e Albin Kurtit për kryeministre, Vjosa Osmani se bashkëshorti i saj ishte një agjent rus. Në përfundimet e tij, ky studim shprehet se në Kosovë, dobësia nga dezinformimi nga burime të huaja do të vijojë aq kohë sa sovraniteti të ketë kundërshti.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni