Arian Çani: Gjëja e parë që doktor Berisha vendosi të bëjë në 30 vjet
Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se në Shqipëri nuk janë bërë ndonjëherë zgjedhje, me përjashtim të vitit 2013 që u bë rotacioni dhe nuk pati kontestime.
Kjo, sipas tij ndodhi pasi për herë të parë në 30 vjet Berisha nuk i preku zgjedhjet.
Çani u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit ka prova pafund që tregojnë se vota u tjetërsua.
“Këtu zgjedhje nuk janë bërë ndonjëherë, me përjashtim të 2013 që u bë rotacioni dhe nuk pati kontestime. Me sa duke për herë të parë në historinë e këtyre 30 viteve doktori vendosi të mos i prekte zgjedhjet. Sot duam s’duam ne ka prova pafund që administrata është përfshirë, heqja e numëruesve të opozitës, heja e logos, këto e tjetërsojnë votën. Mos ta quamë vjedhje, por është tjetërsim vote. Kjo nuk bëhet në 1 ditë , premtimet për pensionet dhe rrogat s’u hodhën kot. S’kisha ndonjë dyshim që do fitonte pushteti, por s’ma priste mëndje që do merrte Tropojën dhe Kamzën, Shkodrën edhe e prisja”, tha Çani.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta