“Do shpërthejnë sot”, Serbia në alarm, lajmërohen për bomba spitalet e fakultetet
Raportimet për disa bomba të vendosura kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Klinike “Zvezdara” dhe Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd, ka konfirmuar për Fonet Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
“Ekipet janë në terren në të dyja institucionet dhe gjithçka do të kontrollohet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Edhe policia në Novi Sad evakuoi dhe ndaloi hyrjen në disa vende për shkak të raportimeve për bomba, shkruajnë mediat e huaja.
Fakulteti i Shkencave Teknike, Institutet e Sremska Kamenicës, Stacioni Hekurudhor, Fakulteti Filozofik janë evakuuar.
Në adresat e mediave dhe shërbimeve kompetente kanë mbërritur mëngjesin e sotëm emailet nga “Grupi Subverziv Mizantropik”.
“Bombat janë të planifikuara për të shpërthyer sot, gjatë mëngjesit dhe pasdites së hershme,” thuhet në email.
Në këto ambiente po vijojnë kontrollet e policisë.
Ditët e fundit ka pasur raportime për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla në Beograd, por edhe në vende të tjera në Serbi.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Turi i 80-të çiklistik”- Policia apel shoferëve të shmangin kalimin në këto akse
- Chollet trondit Vuçiçin, thotë se ka të vërteta në raportimin e New York Times
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut