Protesta e argëtimit, bizneset në Francë ndihen të braktisur nga qeveria dhe kompanitë e sigurimeve

8 Dhjetor 2020 | 08:52

Klubet e natës nuk janë rihapur në Francë por menaxherët e tyre vendosën që në rrugët e Lionit të dëgjohet muzika e tyre, tingujt e zemërimit ndaj qeverisë franceze.

Baret, restorantet, industria e argëtimit prej muajsh hesht.

Një DJ në Lion tha se ndjeu një farë sigurie duke parë turmat që tregonin mbështetjen e tyre.

“Ka kaluar një kohë e gjatë që kur ne kemi punuar për herë të fundit dhe do të përpiqemi t’i bëjmë njerëzit të kuptojnë se të gjithë janë rëndësishëm,” – tha Dj Buddha.

Restorantet mund të rihapen në fund të janarit, nëse situata shëndetësore përmirësohet por disa mendojnë se kufizimet nuk janë të targetuara siç duhet.Ka edhe biznese që  janë të hapur, por që vështirë se mund të punojnë për shkak të bllokimit dhe ngadalësimit të turizmit. Ashtu si këta hotelierë, të dëshpëruar kur shohin kaq shumë shtretër hoteli bosh.

“Atje ka një ndjenjë të përgjithshme të demotivimit dhe gjithashtu ekziston frika për të parë që punonjësit tanë të kthehen me më pak motivim, kështu që është shumë e komplikuar,” – tha Fabrice Lipinski, drejtori i një hoteli në Lion.

Ne jemi po ashtu të rëndësishëm, është ky mesazhi i pronarëve të këtyre restoranteve, hoteleve të cilët kritikojnë mungesën e ndihmës nga qeveria. Ata kritikojnë edhe sjelljen e kompanive të sigurimit.

Disa dyqane jo-thelbësore u rihapën një javë më parë, por mendojnë se ende nuk ka dritë në fund të tunelit.

Stilistja Anne Delaigle ka pasur 1500 euro kompensim nga shteti, por është larg mbulimit të humbjeve operative.

“Kur ke qindra mijëra euro mall në stok dhe pa të ardhura as 10,000 euro nuk i kompensojnë humbjet,” – tha ajo.

Një shqetësim tjetër është se pak biznese kanë politika të sigurimit të rrezikut pandemik. Anne nuk është një prej tyre. Dhjetra mosmarrëveshje po shkojnë në gjykatë.

“Është padyshim një mungesë solidariteti. Ndërsa na është kërkuar të mbyllemi dy herë dhe të vetmit që nuk ndihmojnë janë ato që ne paguajmë për ta bërë këtë, kompanitë e sigurimeve,” – tregoi Delaigle.

Sektori i sigurimeve thotë se ka vendosur 3.8 miliardë euro për të ndihmuar ekonominë dhe kontributet e ngrira për vitin 2021 por mbetet ende larg mbulimit të humbjeve të shkaktuara gjatë vitit 2020.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026