Përveç Kizhevakut, në Serbi janë gjetur 2 varreza të tjera masive
Ka 22 vjet që kjo nënë nga Krusha e vogël e Rahovecit, pret të gjejë eshtrat e nëntë familjarëve të saj të vrarë e zhdukur nga forcat serbe gjatë luftës. Ditë më parë ajo kërkonte drejtësi para gjykatës.
“Nëntë, po ç’ka të bësh. Që sot jemi detyruar të vijmë në këtë të ftohtë. Kërkush s’po del të na japë përgjigje. Jetoj me vajzën edhe me motrën”, u shpreh gruaja nga Krusha e Vogël.
Por shpresat se mbetjet e më të dashurve të saj, do të mund të gjenden në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë, janë të vogla. Autoritetet deklaruan se në këtë varr masiv, me shumë mundësi janë trupat e shqiptarëve të vrarë nga rajoni i Drenicës.
“Kjo duke u bazuar edhe në faktin se në varrezën masive në Rudnicë ku është afër Kizhevakut, trupat e pajetë të cilët ishin zbuluar vite më parë, i takonin shqiptarëve të Kosovës nga ky rajon.
Në anën tjetër ata shprehen se edhe dy vende të tjera të varrezave masive tashmë janë identifikuar por pritet që pritet të fillohet me gërmimin e tyre në të ardhmen e afërt”, raportoi gazetari i Euronews Albania, Jeton Musliu.
Në Kizhevak është varreza e pestë masive në territorin e Serbisë, me trupa shqiptarësh. Deri tani dyshohet se janë gjetur mbetjet e tre trupave nga rreth 20 sa mendohet se janë aty.
Por, ka edhe disa lokacione të tjera të cilat janë proceduar me kërkesë zyrtare për delegacionin e Serbisë dhe ndërkombëtarët që janë pjesë e këtij procesi.
“Ka edhe një sërë lokacionesh, tani më të shënuara në territorin e Serbisë, në këtë rast në regjionin e Rashkës dhe regjionin e Novi Pazarit, disa prej këtyre lokacioneve tani më janë vizituar siç është lokacioni afër të minierës së Shtavallit afër Sjenicës apo lokacioni në Kozarela dhe lokacionet tjera në regjionin e Rashkës apo në regjionin e Novi Pazarit”, u shpreh Kushtrim Gara, udhëheqës i Zyrës në Komisionin qeveritar për të pagjeturit.
Aktualisht, në Kizhevak edhe më tej janë duke u kryer gërmime ku prezent janë edhe patologët kosovarë. Në rast të përkeqësimit të motit, dhe vlerësimit se më shumë shkaktohet dëm nga gërmimet, vendosen shenjat identifikuese dhe puna rifillon me përmirësimin e motit.
Sidoqoftë, gërmimet po bëhen pas katër ndërprerjesh nga autoritetet serbe, që nga viti 2015, kur u identifikua kjo varrezë për herë të parë.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni