“Ka një ‘boom’ anëtarësimesh”- Ruko zbulon hapin e radhës të Lëvizjes Bashkë

20 Maj 2023 | 17:21

Mirela Ruko, kandidatja fituese e Lëvizjes Bashkë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me të ardhmen politike të forcës që ajo përfaqëson.

Ruko u shpreh se rezultati i mirë i Lëvizjes Bashkë në garën për Bashkinë e Tiranës, ka bërë që të ketë një interes të shtuar dhe një “boom” anëtarësimesh të reja në Lëvizjen Bashkë.

Ajo theksoi se tashmë pas zgjedhjeve Lëvizja Bashkë do të fokusohet në ngritjen e strukturave në të gjithë vendin për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

“Kemi disa struktura dhe disa kontakte dhe në disa qytete dhe do punojmë për zhvillimin e këtyre strukturave. Madje plani jonë afatshkurtër është që të zhvillojmë një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë, të takohemi me dashamirësit tanë dhe t’u kërkojmë atyre që nuk janë anëtarë të Lëvizjes Bashkë, të bëhen anëtarë të Lëvizjes Bashkë. Ne kemi parë që pas zgjedhjeve ka pasur një ‘boom’ anëtarësimesh, duke e ditur se ne nuk kemi hapur një fushatë të tillë anëtarësimesh. Ndërkohë që kanë shkuar vetë te linku i anëtarësimit dhe kanë kërkuar të bëhen pjesë e Lëvizjes Bashkë. Gjithashtu njerëzit kanë filluar dhe vijnë në takimet e zyrës tonë, ku na përgëzojnë dhe shprehen të gatshëm të kontribuojnë dhe të japin diçka për vendin”, tha Ruko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026