Partitë të ndara për presidentin, Vetëvendosje kërkon zgjedhje të reja
Edhe pse koha e parashikuar në Kushtetutën e Kosovës për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit është 6 muaj, partitë politike dhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani nuk kanë ndërmarrë asnjë iniciativë.
Kreu i partisë në qeveri, Isa Mustafa është shprehur se do t’i ftojë partitë në një takim, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
AAK-ja e Ramush Haradinajt, vazhdon ta konsiderojë të vetmin kandidat për president kreun e kësaj partie. Nga ana tjetër, Vetëvendosje e Albin Kurtit, është shprehur qartë se nuk do asgjë tjetër përveç mbajtjes së zgjedhjeve.
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, foli sot për këtë çështje, ndërsa tha se në mungesë të një kompromisi mes subjekteve, atëherë me shumë gjasë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Pres që këto ditë apo javën tjetër të mblidhemi, sepse nuk është urgjente, por është çështje që duhet t’i japim zgjidhje. Nëse ka gatishmëri për të zgjedhur presidentin, atëherë duhet të bisedojmë për gjetjen e një kandidati, nëse jo atëherë duhet të kemi një dakordësi për zgjedhje, është kaq e thjeshtë kjo punë”, tha Hoti.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut