Ish-studenti i Dhjetorit: Protesta ishte spontane për Shqipëri të lirë dhe demokratike
Gazmend Shpata ish-student i dhjetorit, e kujton 8 dhjetorin e 1990, si “një protestë spontane, e paorganizuar, në fillim e ngritur për kushte të jetesës, e më pas më gjerë”. I ftuar në emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews Albania ai tregoi se studentët kërkuan të takoheshim me drejtuesit më të lartë të shtetit atëherë.
“Atëherë vetëdija u rrit, u bashkuan edhe intelektualë, dhe u rrit vetëdija. Unë mund të them që kishte trima mes studentëve, që u ngritën dhe dikush i pasoi siç ishte shoku i dhomës, e kështu u bë një ortek. E më pas u bashkuan edhe student të tjerë.
Një vit më parë ne ishim pjesë e paradës së Partisë së Punës, dhe e rëndë do të ishte nëse dikush do të bojkotonte atë paradë. Por kishte djem e vajza të guximshëm që bënë atë që ndodhi.
Ne e bëmë sepse e ndjemë, ne shprehëm dëshirat për Shqipëri të lirë dhe demokratike. Nuk e bëmë sepse kërkonim ndonjë avantazh”, tregon ai.
Ish-studenti i Dhjetori rrëfen më tej se mungesa e perspektivës e çoi drejt emigrimit në 1996, sepse siç thotë humbi shpresën që ai vend, në atë kohë, kishte forcën për të ecur përpara.
“Klasa intelektuale ka ekzistuar atëherë në Shqipëri, por klasat e tjera janë shumë herë më të fuqishme dhe e ndryshmin intelektualët e asaj kohe”, përfundon z. Shpata.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës