“Në kërkim të thesareve”, grabitësit e objekteve të çmuara postojnë video në Tik-Tok
Në rrjetet sociale, prej disa kohësh, persona të paidentifikuar postojnë video duke kryer gërmime arkeologjike, duke gjetur monedha apo dhe objekte me vlerë.
Me aparat gjurmimi metalesh në dorë, kërkuesit e thesareve, siç quhen në të shumtën e rasteve, reklamojnë në rrjetet sociale, disa prej objekteve që kanë gjetur si dhe mënyrën sesi mund ti kërkojnë.
Gërmime të tilla, janë kundër ligjit.
”Të gjithë klandestinët, janë hajdutë, nuk është e lejuar për të bërë kërkime arkeologjike në asnjë vend tjetër. Licenca merret për të bërë kërkime në shtëpinë tënde të shekullit të 20”, thotë arkeologu Skënder Muçaj.
Botimet që janë bërë ndër vite për njësitë e mëdha dhe të vogla arkeologjike i kanë ndihmuar këta persona për të gjetur vendet e fshehura. Në disa raste të tjera ndihmohen dhe nga banorët e zonave përkatëse.
“Në pjesë e tyre janë të pajisur me detektor, nuk përdorim as ne që jemi në këtë sektor…Në varr përveç vazos ka dhe objekte metalike, ai e ka identifikuar varrin, e gërmon dhe gjen. Varret janë të periudhave të ndryshme, nga prehistoria e deri më periudhën e bronzit”, tregon Muça.
Monedhat e vjetra apo objektet e çmuara që gjejnë janë pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit. Një pjesë e tyre përfundojnë në treg të zi jashtë vendit dhe as nuk regjistrohen.
Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës është e ndaluar me ligj dhe kudo që importon, eksporton, si dhe tregton këto vepra me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta