Lufta për qarqet elektronike, Kina ndalon produktet e gjigantit amerikan “Micron”
Autoritetet kineze kanë ndaluar përdorimin e mëtejshëm të produkteve të gjigantit amerikan të qarqeve elektronike, “Micron Technology”, me argumentin se përbëjnë rrezik për infrastrukturën informative të vendit dhe rrjedhimisht për sigurinë kombëtare.
Bëhet fjalë për lëvizjen e parë madhore të Kinës kundër një prodhuesi amerikan të qarqeve gjysmëpërçuese, në një kohë kur tensionet mes saj dhe Shteteve të Bashkuara sa vijnë e rriten.
Gjithashtu, kjo masë e Pekinit zyrtar konsiderohet manovra më e fundit në betejën mes dy superfuqive botërore për zhvillimin teknologjik, që vlerësohet jetik për ekonomitë në të gjithë botën.
Më herët ka qenë Uashingtoni që ka vendosur një seri sanksionesh kundër prodhuesve të qarqeve në Pekin dhe të investojë miliarda dollarë për të nxitur sektorin amerikan të gjysmëpërçuesve.
“Nga kontrollet tona konstatuam se produktet e kompanisë ‘Micron’ përbëjnë rrezik për sigurinë e infrastrukturës sonë të informacionit, që prek sigurinë kombëtare të Kinës”, thuhet në një komunikatë të Entit rregullator të hapësirës kibernetike kineze.
Ndërkohë, një zëdhënës i “Micron” ka konfirmuar për BBC se kompania ka marrë njoftimin nga institucionet kineze për të ndaluar përdorimin e produkteve të saj.
Ndërsa qeveria amerikane, në reagimin e saj ka thënë se do të punojë me aleatët për të zgjidhur atë që e quajti “prishjen e tregut të qarqeve elektronike nga veprimet e Kinës”.
“Ne i kundërshtojmë me vendosmëri kufizimet që nuk kanë baza faktike”, ka deklaruar një zëdhënës i Departamentit amerikan të Thesarit.
Ndërkohë, menjëherë pas njoftimit të Pekinit, aksionet e ‘Micron Technology’ në bursat amerikane ranë me 5.3 për qind të vlerës.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 19:37 Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
- 19:34 Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër