Dortmundi ‘prek’ titullin kampion, verdhezinjtë përballen në ndeshjen e fundit
Dortmundi ka mundësinë më të mirë për të fituar titullin kampion në Bundesligën gjermane, i cili do të ishte i gjashti në historinë e klubit.
Hapi fals i hedhur nga Bayerni në fundjavë, i cili u mposht nga Leipzig, i dha mundësinë Dortmundit të merrte kreun e tabelës së klasifikimit.
Diferenca mes dy skuadrave është vetëm 2 pikë, ndërsa një triumf i Bayernit në javën e 34 ndaj Koln, nuk do të kishte vlerë nëse rivalët e Dortmundit fitojnë.
Të dielën Dortmundi mori një fitore me shumë vlerë ndaj Augsburgut, me këta të fundit të cilët luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 38. Haller ishte lojtari i ndeshjes me një dygolësh, ndërsa fitorja 0-3 u vulos nga Reyna.
Dortmundi nuk e fiton kampionatin që prej sezonit 2011-2012, ndërsa 10 vitet në vijim ishim bavarezët ata të cilët ngritën lart trofeun. Kujtojmë se në sezonin e fundit Dortmundi u rendit në vendin e dytë ku grumbulluan 69 pikë. Që prej ardhjes së Thomas Tuchel në krye të Bayernit, skuadra është eliminuar nga kupa, Championsi dhe tanimë është pranë dështimit sezonal.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta