Chelsea përmbys Dortmundin në raundin e 1/16, Benfica kalon lehtësisht Brugge
Mbrëmja e së martës ka konfirmuar dy skuadrat e para çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve. Çelsi i Graham Poter ka përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë të zhvilluar në Gjermani, ku verdhezinjtë triumfuan 1-0. Në ‘Stemford Brixh’, 90’ folën vetëm për vendësit, të cilët dhuruan spektakël para tifozërisë së tyre.
Pjesa e parë regjistroi shumë raste të shpërdoruara nga londinezët, ndërkohë ishte Sterling ai i cili në minutën e 43 zhbllokoi sfidën.
Me nisjen e pjesës së dytë, blutë do të ishin sërish kërkues, ndërkohë fituan dhe një 11 metërsh, të ekzekutuar nga Haverc. Gjermani shpërdoroi të parë, por kryesori Makelie sinjalizot që penalltia të gjuhej sërish.
Me mundësinë tjetër, mesfushori rezultoi i saktë duke regjistruar rezltatin 2-0. Në ndeshjen e zhvilluar në Portugali mes Benfikës dhe Klab Bryzh nuk pati shumë histori. Vendësit dominuan dhe fituan me rezultatin e thellë 5-1.
Benfika vijon ecurinë fantastike në Çempions Lig, ndërkohë në javën e ardhshme do të mbahet dhe shorti për çiftet çerekfinaliste.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 12:42 Rama shpërndan postin e përfaqësuesit të AAK-së: Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.
- 12:35 Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme
- 12:16 Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
- 12:08 U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja