“Kushte çnjerëzore”, historiania: Spaçi mbase nuk ishte kampi i Aushvicit, por…

22 Maj 2023 | 20:13

Studiuesja dhe arkivistja Nevila Nika ishte këtë të hënë në Euronews Albania për të folur për burgun famëkeq të Spaçit.

Ajo tha se mbase burgu i Spaçit nuk ishte njësoj si kampi i Aushviçit, por ishte shumë afër atij që quhet kamp shfarosjeje.

“Që të them se ishte një kamp shfarosjeje, siç ishte Lagret apo kampet e përqendrimit në Gjermani, mbase do të ishte pak si shumë, por gjithsesi ishte shumë afër. Fakti që u i thuhej gjallë a vdekur jeni këtu brenda, fakti që familjarëve nuk iu dhanë kurrë trupat e atyre që ekzekutuan. Në fund të fundit i ekzekutuat sipas ligjeve të kohës.

Ligji i dënonte me vdekje. Dakord u  dënuan, po kufoma çfarë faji kishte a do i jepej familjes? I varrosën diku, ku askush se di. Familjarët mund ti takonin dy herë në muaj 15 minuta. Por për të shkuar deri atje një familjar donte 2 ditë, dhe mund të çonin deri në 15 kilogram rroba ushqim, por jo fruta dhe perime.

Në burg ushqimi ishte aq i keq sa ata vazhdimisht kishin probleme dhe helmoheshin. Ishte shumë afër një kampi shfarosjeje”,-tha historiania Nevila Nika.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023