I dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes, arrestohet në Greqi Laert Haxhiu
I shumëkërkuari Laert Haxhiu, i cili është dënuar në vendin tonë me 18 vite burg është arrestuar në Greqi.
Sipas policisë Haxhiu u kap me leje qëndrimi greke të falsifikuar, me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.
Laert Haxhiu pritet që të ekstradohet drejt vendit tonë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar Haxhiun me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Haxhiu po gjykohet në mungesë për masakrën e Lushnjes, për të cilën janë dënuar më herër me burgim të përjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Orgest Bilbili, Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017.
Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta