Suel Çela nuk pajtohet me masën e sigurisë, rekurs nga arratia në Gjykatën e Lartë
Pasi gjykatat e posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e apelit i refuzuan ndryshimin e masë së sigurisë arrest me burg në mungesë, nga arratia Suel Çela i njohur edhe me emrin Marjus Lulaj i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.
Ende nuk është caktuar një datë kur do të shqyrtohet rekursi i paraqitur përmes avokatit nga “i forti” i Elbasanit për arrestimin e të cilit janë kryer disa operacione policore por pa sukses.
Suel Çela u ekspozua nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhe prej 17 majit të vitit 2022 ndodhet në arrati.
Ai akuzohet nga SPAK për porositjen e një atentati të dështuar ndaj një biznesmeni në liqenin artificial në Tiranë por dhe eliminimin e një tregtari automjetesh në Elbasan.
Emri i Suel Çela krahas lakimit për mbështetje të partive politike është i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen me nëndrejtorin e policisë në Elbasan në vitin 2017.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta