Llogaritë e Champions League, prova zjarri për Interin dhe Realin, edhe Atalanta në garë për kualifikimin
Sot do të luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, ku do të përcaktohen dhe katër ekipet që do të bashkohen me 32 ekipet e Champions League.
Vëmendja më e madhe do të jetë tek grupi B, aty ku Inter, Real Madrid dhe Shakhtar Donetsk janë në garë për të zënë dy vendet e para.
Gjermanët aktualisht ndodhen në vendin e parë, dhe andaj spanjollëve të Real Madrid do u mjaftonte një pikë për të kaluar më tej.
“Galaktikët” në anën tjetër një pikë mund të mos u vlejë nëse Shakhtar do të arrijë të marrë pikë ndaj Interit.
Ziklatrit luajnë gjithçka ndaj ukrainasve, por mund të mos mjaftojë. Skuadra e Kontes duhet të bëjë detyrën e të shpresojë që në Madrid pikët të mos ndahen.
Në grupin A, Bayern ka arritur çdo objektiv dhe takimi ndaj Lokomotivës së Moskës do të ketë vetëm vlerë statistikore.
Rusët kërkojnë vendin e tretë, por gjithçka do të varet dhe nga takimi tjetër mes Salzburg dhe Atletiko Madrid.
Të dyja skuadrat kërkojnë vendin e dytë në grup, por spanjollët janë më të avantazhuar, pasi do avanconin në raundin tjetër edhe me një barazim.
Atalanta e Berat Gjimshitit do të matë forcat me Ajaxin në Amsterdam, për të kërkuar vendin e dytë.
Italianët kanë favorin e dy rezultateve por ndaj holandezëve nuk do ta kenë aspak të lehtë. Në anën tjetër, Liverpool mund të ketë mundësinë për ‘tu dhënë hapësira lojtarëve që kanë pasur më pak minuta deri më tani, pasi luan ndaj Midtjylland.
Në Grupin C janë përcaktuar skuadrat që do të kalojnë më tej. E vetmja enigmë për të zgjidhur është vendi i tretë ku Marseja dhe Olimpiakosi diskutojnë për një vend në Europa League.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.