Bie numri i viktimave dhe i të infektuarve nga Covid-19 në Kosovë

9 Dhjetor 2020 | 14:24

Kosova po përballet me luhatje shifrash në bazë ditore sa i takon të infektuarve dhe viktimave me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se në orët e fundit janë kryer 1357 teste të dyshuara, kurse 561 prej tyre kanë rezultuar pozitivë dhe 11 pacientë të infektuar kanë humbur jetën.

Nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 1148 viktima, shifër kjo e lartë në raport me numrin e popullsisë.

“Numri total i rasteve pozitive është 44.442 raste nga 156.982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.148 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 884 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.041 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.253”, thuhet në njoftim.  

 

 

Rastet pozitive:

Komuna Prishtinë 269 raste, Podujevë 54 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 30 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjilan 20 raste, Lipjan 20 raste, Viti 20 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Kamenicë 11 raste, Malishevë 9 raste, Shtime 8 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Skenderaj 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Gjakovë dhe Kllokot.

Autoritete shtetërore vijon të mbajnë në fuqi masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve dhe aktivitetin e subjekteve tregtare. Një pjesë dërrmuese e komunave janë  klasifikuar si “zona të kuqe” pasi numri i të infektuarve është i lartë.

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë masat anticovid, si dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime masive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026