Gazetari: Roli i Xhelal Mziut në humbjen e Kamzës

23 Maj 2023 | 21:29

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se deklaratat e opozitës për blerje votash tani që zgjedhjet kanë mbaruar janë vetëm një alibi për humbjen.

Lita u shpreh se humbja me një diferencë të madhe prej 10 mijë votash në Kamzë, që është një bastion i djathtë lidhet me kandidatin jo të përshtatshëm nga “Bashkë fitojmë”, por edhe mos përfshirja e Xhelal Mziut në fushatë.

“Sa i përket Kamzës, më vjen keq për Balliun që iu fut një beteje kaq të vështirë. Kandidati nuk i përmbushte të gjitha kritere në Kamzë. Rakip Suli është dribran, komuniteti më i madh në Kamzë është dibran, kandidati tjetër nuk u përqafua nga komuniteti. U tjetërsua edhe ndikimi Xhelal Mziut që nuk u përfshi në zgjedhje  dhe diferenca e madhe prej 10 mijë votash është  shumë në një bastion të PD”, tha Lita.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026